Irani dërgon satelitin e dytë të tij në hapësirë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85499-irani_dërgon_satelitin_e_dytë_të_tij_në_hapësirë
Zv/ministri i mbrojtjes së Iranit ka njoftuar për dërgimin e satelitit të dytë të miqësisë në hapësirë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2019 12:09 Europe/Tirane
  • Irani dërgon satelitin e dytë të tij në hapësirë

Zv/ministri i mbrojtjes së Iranit ka njoftuar për dërgimin e satelitit të dytë të miqësisë në hapësirë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Kasem Taghizade, zv/ministri i mbrojtjes së Iranit, deklaroi: “Me punën e shkencëtarëve dhe ekspertëve iranian dhe me ndihmën e Zotit, natën e kaluara raketa iraniane “Safir” ka dërguar me sukses në hapësirë satelitin e miqësisë me rastin e Dhjetëditëshit të Faxhrit dhe ky satelit është vendosur në orbitë.

Para kësaj, gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, kishte deklaruar se Teherani ka vendosur që me rastin e Dhjetëditëshit të Faxhrit të dyzetvjetorit të Revolucionit Islamik, ta dërgojë satelitin “Miqësia” në hapësirë.

Përpjekjet e Iranit për dërgimin e sateliteve në hapësirë ka ngjallur shqetësime te disa vende të botës. Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka dënuar ashpër dërgimin e satelitit “Pejam” të Iranit në hapësirë dhe këtë veprim nuk e ka konsideruar në përputhje me rezolutat e KS të OKB.