Zarif: Evropa ka neglizhuar në zbatimin e zotimeve të saj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85511-zarif_evropa_ka_neglizhuar_në_zbatimin_e_zotimeve_të_saj
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Evropa ka neglizhuar në zbatimin e zotimeve dhe angazhimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2019 05:15 Europe/Tirane
  • Zarif: Evropa ka neglizhuar në zbatimin e zotimeve të saj

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Evropa ka neglizhuar në zbatimin e zotimeve dhe angazhimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Në një intervistë për agjencisë Rusia Today, Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në përgjigje të pyetjes se çdo të bëjë Irani nëse evropianët e kushtëzojnë zbatimin e mekanizmit për shkëmbimet financiare me Iranin INSTEX me miratimin e çështjeve si futja e Iranit në grupin e veprimeve monetar FITF dhe me nisjen e bisedimeve për programin raketor të Iranit dhe nëse këto çështje i përdorin si mjet për të ushtruar presione ndaj Iranit, ka thënë: Evropianët në fillim duhet të zbatojnë angazhimet dhe zotimet e tyre kundrejt marrëveshjes bërthamore. Ata nuk janë në atë pozitë që të shprehin kërkesa ndaj Iranit. Irani ka zbatuar angazhimet e tij dhe ishte amerikan ajo që doli nga marrëveshja bërthamore ndërkohë që evropianët nuk kanë mundur ta zbatojnë atë. Evropianët kanë dhënë shumë zotime për Iranin dhe të gjitha këto zotime duhet t’i zbatojnë. Sa i përket grupit special të veprimeve financiare FITF, shefi i diplomacisë iraniane ka thënë: futja e Iranit në listën e zezë të këtij grupi ka qenë e gabuar që në fillim pasi të gjitha dispozitat e këtij grupi janë duke u zbatuar nga Irani në kuadër të ligjeve brenda në vend. Lidhur me raketat mbrojtëse të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif tha: raketat e Iranit janë përdorur vetëm kundër grupeve terroriste ndërkohë që armët prodhim i Evropës dhe i Amerikës sot po vrasin civilët në Jemen, në rripin e gazës, në BPLJ, Liban dhe në Siri. Në rast se Evropa dëshiron ta përdorë grupin FITF dhe negociatat raketor si kusht ndaj Iranit edhe pse nuk kanë aspak lidhje me marrëveshjen bërthamore, atëherë irani ka opsione të shumta në tryezë.