Gjeneral Fadavi: Irani ndodhet në kulmin e mbrojtjes
Zëvendësi koordinues i gardës revolucionare ka thënë se Irani Islamik aktualisht ndodhet në kulmin e gatishmërisë ushtarake për tu përballur me kërcënimet e armikut.
I ndodhur në një ceremoni në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit, Ali Fadavi tha: Aktualisht kanë kaluar 40 vite nga fitorja e revolucionit islamik dhe Irani islamik me krenari dhe fuqi madhështore feston këtë ditë të shënuar. Me padyshim pas këtij 40 vjetori Irani do të ketë një të ardhme më të ndritur. Fitorja e revolcuionit islamik është një sukses i madh për të gjithë ata që kanë luajtur rol në këtë arritje dhe shpresohet se 22 bahmani të organizohet në formë akoma më madhështore sesa në vitet e kaluara. Armiqtë e sistemit islamik përgjatë 40 viteve të kaluara kurrë nuk kanë hequr dorë nga komplotet por të gjitha këto komplote janë neutralizuar me gjakun e martirëve dhe me angazhimin serioz të të gjithë kombit iranian, tha në fjalën e tij Ali Fadavi.