Ministri i punëve të jashtme të Iranit nesër viziton Libanit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, nesër (të dielën) në krye të një delegacioni do të shkojë për një vizitë zyrtare në Liban për t’u takuar dhe biseduar me funksionarët më të lartë libanezë në Bejrut.
Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif gjatë kësaj vizite në Liban do të takohet dhe bisedojë me Mishel Aun, presidentin, Xhibram Basil, ministrin e punëve të jashtme dhe me funksionarë të tjerë të lartë të Libanit.
Kjo është vizita e parë e Muhamed Xhavad Zarif në Liban pas formimit të kabinetit të qeverisë së re të Libanit të kryesuar me Sa’d Hariri.
Më parë Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, më parë duke mirëpritur formimin e qeverisë së re të Libanit, ka thënë: “Qeveria e Libanit, me pavarësi të plotë dhe pa ndërhyrjen e jashtme dhe me ndihmën e të gjitha grupeve dhe partive politike, duhet të ecë para me pavarësi të plotë”.