Bagdadi është kundër sanksioneve të Iranit
Kryetari i parlamentit irakian Muhammed al-Halbusi tha të shtunën se Bagdadi është kundër sanksioneve amerikane kundër Iranit dhe zyrtarët irakianë gjithmonë kanë kundërshtuar sanksionet kundër popujve të pavarur.
Al-Halbusi, i cili u takua me ambasadorin e Iranit në Irak, Iraxh Masxhedi në Ambasadën e Iranit në Bagdad për të përgëzuar Liderin suprem, qeverinë dhe popullin e Iranit për përvjetorin e 40-të të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, ka përshëndetur rolin e 'paharrueshëm' të Iranit në ndihmën që i ka ofruar Irakut për të luftuar terrorizmin. Iraku shpreson se Irani do të vazhdojë mbështetjen e Irakut në epokën e rindërtimit, shtoi ai. Kryetari i parlamentit irakian bëri thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Irakut në të gjitha fushat. Ndërkohë, Masxhedi nga ana e tij tha se Irani është i gatshëm të ndihmojë Irakun në epokën e rindërtimit. Masxhedi falënderoi Irakun për qëndrimin e tij ndaj kundërshtimit të sanksioneve kundër Iranit.