Kryetari i parlamentit të Iranit do të vizitojë Japoninë më 11 shkurt
Shkurt 09, 2019 18:41 Europe/Tirane
Kryetari i parlamentit iranian ka planifikuar të udhëtojë për në Japoni për një vizitë zyrtare në vendin aziatik të hënën.
Duke kryesuar një delegacion parlamentar të rangut të lartë, Ali Larixhani do të niset nga Teherani për në Tokio të hënën për një vizitë zyrtare dy ditore në këtë vend. Larixhani do të vizitojë Japoninë me ftesë zyrtare të homologut të tij japonez Tadamori Oshima. Kryetari i parlamentit iranian pritet të diskutojë çështje me interes të përbashkët me homologun e tij japonez dhe zyrtarë të tjerë të vendit aziatik. Teherani dhe Tokio kanë marrëdhënie të mira diplomatike për rreth një shekull dhe Japonia është një nga importuesit e naftës së Iranit.
Tags