Kharazi: Irani I gatshëm për bisedime me të gjitha vendet e rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85575-kharazi_irani_i_gatshëm_për_bisedime_me_të_gjitha_vendet_e_rajonit
Kreu i këshillit strategjik të marrëdhënieve me jashtë të Iranit në një intervistë për kanalin Al Jazeera të Katarit ka thënë se Republika Islamike e Iranit është e gatshme të futet në bisedime me të gjitha vendet e rajonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2019 08:55 Europe/Tirane
  • Kharazi: Irani I gatshëm për bisedime me të gjitha vendet e rajonit

Kreu i këshillit strategjik të marrëdhënieve me jashtë të Iranit në një intervistë për kanalin Al Jazeera të Katarit ka thënë se Republika Islamike e Iranit është e gatshme të futet në bisedime me të gjitha vendet e rajonit.

Qemal Kharazi, vuri në dukje se vendet e rajonit duhet të diskutojë dhe dialgojnë me njëri tjetrin dhe rajoni duhet të marrë  vendim gjithëpërfshirës për arritjen e paqes dhe të sigurisë pa ndërhyrjen e të huajve. Kreu i këshillit strategjik të marrëdhënieve me jashtë të Iranit ka thënë se Irani ka arritur suksese të konsiderueshme në fushën e shkencës, ekonomisë dhe teknologjisë shtoi se Irani është i gatshëm që eksperiencën e tij 40 vjeçare t’ua vë në dispozicion vendeve të rajonit. Sa i përket kontributit të Iranit në luftën kundër terrorizmit në rajon, Kharazi tha: Irani nxitoi tu japë ndihmën e vet vendeve si Iraku dhe Siria pasi vetë këto vende kanë kërkuar ndihmë nga Teheranit. Kharazi lidhur me mbështetjen e Iranit ndaj Hezbullahut të Libanit tha se Irani mbështet Hezbullahun pasi ai lufton me pushtuesin dhe kjo çoi në dëbimin e regjimit sionist nga Libanit. Kreu i këshillit strategjik të politikave të jashtme të Iranit foli edhe mbi marrëdhëniet e mira të Iranit me Katarin dhe theksoi se respekti i Iranit ndaj Katarit është themelor dhe shtoi se rezistenca e Katarit ndaj sanksioneve të vendeve të tjera është e vlerësueshme.