Zarif: Samiti i Varshavës para zhvillimit, është i gjykuar të dështojë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se Amerika është tërhequr nga qëndrimet dhe qëllimet e saj anti-iraniane në samitin e Varshavës, deklaroi se ky samit është i gjykuar të dështojë para se të zhvillohet.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, duke folur në lidhje me samitin e Varshavës, tha: "Amerikanët të cilët kanë bërë përpjekje të mëdha për organizimin e samitit anti-iranian në Varshavë të Polonisë, tani me tërheqjen nga qëndrimet e tyre, kanë deklaruar se Irani nuk është temë kryesore e këtij samiti".
Zarif shtoi: "Prania e zv/presidentit të Amerikës në samitin e Varshavës tregon se amerikanët nuk kanë realizuar qëllimet e tyre të para në këtë iniciativë dhe tani po mundohen ta kompensojnë atmosferën e krijuar kundër vet atyre".