Ministri i jashtëm i Iranit takohet me presidentit të Libanit
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Libanit kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet politike, tregtare dhe ekonomike mes të dy vendeve.
Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit bëri të ditur se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në takimin e të hënës me Mishel Aun, presidentin e Libanit, ka deklaruar gatishmërinë e kompanive iraniane për të marrë pjesë në projektet e ndryshme të Libanit ndërsa në vazhdim të dy palët kanë diskutuar edhe çështjet rajonale sidomos krizën e Sirisë.
Presidenti i Libanit në këtë takim gjithashtu ka uruar edhe përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.
Ndërkohë Muhamed Xhavad Zarif ka uruar edhe formimin e qeverisë së re të Libanit e cila është formuar me përkushtimin dhe kontributin e veçantë të z. Mishel Aun.