Ministri i jashtëm i Iranit takohet me presidentit të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85631-ministri_i_jashtëm_i_iranit_takohet_me_presidentit_të_libanit
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Libanit kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet politike, tregtare dhe ekonomike mes të dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 11, 2019 11:23 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit takohet me presidentit të Libanit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Libanit kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet politike, tregtare dhe ekonomike mes të dy vendeve.

Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit bëri të ditur se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në takimin e të hënës me Mishel Aun, presidentin e Libanit, ka deklaruar gatishmërinë e kompanive iraniane për të marrë pjesë në projektet e ndryshme të Libanit ndërsa në vazhdim të dy palët kanë diskutuar edhe çështjet rajonale sidomos krizën e Sirisë.

Presidenti i Libanit në këtë takim gjithashtu ka uruar edhe përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.

Ndërkohë Muhamed Xhavad Zarif ka uruar edhe formimin e qeverisë së re të Libanit e cila është formuar me përkushtimin dhe kontributin e veçantë të z. Mishel Aun.