Larixhani: Zgjerimi i bashkëpunimit mes Teheranit dhe Tokios është domosdoshëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85632-larixhani_zgjerimi_i_bashkëpunimit_mes_teheranit_dhe_tokios_është_domosdoshëm
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes Teheranit dhe Tokios është i domosdoshëm.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2019 11:38 Europe/Tirane
  • Larixhani: Zgjerimi i bashkëpunimit mes Teheranit dhe Tokios është domosdoshëm

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes Teheranit dhe Tokios është i domosdoshëm.  

Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të hënën para se të nisej për në Japoni, në një prononcim për gazetarët e cilësoi të rëndësishëm zgjerimin e bashkëpunimeve dhe marrëdhënieve mes Teheranit dhe Tokios dhe shtoi: “Duhet të zgjeron në të gjitha fushat bashkëpunimet dhe marrëdhëniet ekonomike mes Iranit dhe Japonisë”.

Larixhani tha: “Në të kaluarën në sektorë të ndryshëm të Iranit dhe Japonisë ekzistonte një bashkëpunim i konsiderueshëm dhe kjo vizitë mund të ndikojë pozitivisht në zgjerimin e këtyre marrëdhënieve”.

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit gjithashtu vuri në dukje pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve iranianë në marshin e 22 Bahmanit dhe tha: “Prania e popullit iranian në marshin e 22 Bahamanit sot i dha një përgjigje të fuqishme iluzioneve dhe pretendimeve të pavërteta të Amerikës”.