Gjeneral Safavi: Irani po bëhet një fuqi e madhe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85639-gjeneral_safavi_irani_po_bëhet_një_fuqi_e_madhe
Asistenti dhe Këshilltari i Lartë i Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Iranit, tha: "Republika Islamike e Iranit pas fitores së Revolucionit Islamik është bërë fuqi rajonale dhe po bëhet një fuqi e madhe" .
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2019 19:16 Europe/Tirane
  • Gjeneral Safavi: Irani po bëhet një fuqi e madhe

Asistenti dhe Këshilltari i Lartë i Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Iranit, tha: "Republika Islamike e Iranit pas fitores së Revolucionit Islamik është bërë fuqi rajonale dhe po bëhet një fuqi e madhe" .

Gjeneral major Jahja Rahim Safavi duke folur të hënën në tubimin e 22 Bahmanit në Zahedan, në juglindje të Iranit,shtoi: "Gjatë 40 viteve të fundit, fuqia e Iranit është rritur dhe fuqia e Amerikës ka rënë. Në 19 vitet e luftës në Afganistan dhe Irak, Shtetet e Bashkuara duke shpenzuar shtatë trilionë dollarë, jo vetëm që nuk arritën të sjellin siguri për popujt e rajonit, por gjithashtu e dobësuan fuqinë e vet". Ai duke theksuar se Irani është një vend i fuqishëm, solid dhe i paprekshëm, shtoi se Irani është fuqizuar kaq shumë, saqë as Shtetet e Bashkuara nuk mund të përballen me të. Gjeneral major Safavi, duke e cilësuar praninë madhështore të popullit iranian në marshimin e 22 Bahmanit si mbështetja më e madhe e Republikës Islamike, tha: "Populli iranian do të mposhtë të gjitha planet keqdashëse të armiqve dhe çdo ditë do të arrijë fitore më të mëdha".