Sejed Hasan Nasrullah falënderon Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85678-sejed_hasan_nasrullah_falënderon_iranin
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka falënderuar Iranin për ndihmat e dhëna për rajonin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 13, 2019 05:23 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrullah falënderon Iranin

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka falënderuar Iranin për ndihmat e dhëna për rajonin.

Sipas një njoftimi të agjencisë Ahad të lajmeve, Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë u takua me Sejed Hasan Nasrullah sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit politike në Liban dhe në rajon. Në këtë takim Muhamed Xhavad Zarif shprehu qëndrimin e pandryshuar të Iranit në mbështetje të qeverisë, popullit dhe rezistencës së Libanit dhe theksoi gatishmërinë e Iranit për të dhënë çdo ndihmë dhe për të bashkëpunuar me Libanin në fusha të ndryshme. Sejed Hasan Nasrullah sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në këtë takim përmendi ndihmat e Iranit për Libanin, Palestinën, grupet e rezistencës, si dhe popujt e rajonit për të u përballur me regjimin sionist dhe terrorizmin takfirist dhe me këtë rast shprehu falënderimet për ministrin e jashtëm dhe funksionarët e tjerë dhe popullin e Iranit Islamik për ndihmat e dhëna dhe shtoi se këto ndihma janë faktor i fitores në shumë fusha.