Deklarata e liderit suprem të Revolucionit Islamik: Hapi i dytë i Revolucionit
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me rastin e dyzetvjetorit të Revolucionit Islamik të Iranit duke iu drejtuar popullit iranian, ka lëshuar deklaratën "Hapi i dytë i Revolucionit".
Zyra informative e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se Ajetullah Khamenei ditë e mërkurë (sot) në këtë deklaratë, Revolucionin Islamik të popullit të Iranit e ka cilësuar të fuqishëm, por të mëshirshëm dhe me tolerancë të madhe që në disa raste i është bërë edhe padrejtësi. Ajetullah Khamenei ka thënë: "Revolucioni Islamik i Iranit në asnjë betejë as dhe në përballje me Amerikën dhe Sadam Husejnin, nuk e shkrepur plumbin e parë dhe në të gjitha rastet, ka mbrojtur veten pas sulmit të armikut dhe natyrisht se i është kundërpërgjigjur fuqishëm çdo agresioni".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë mesazh, stabilitetin dhe sigurinë e vendit si dhe tërësinë territoriale dhe mbrojtjen e kufijve, krijimin e ngritjes së vizionit politikë të secilit qytetarë iranianë dhe vështrimit të tyre ndaj çështjeve ndërkombëtare, ndarjen e drejtë të mundësive dhe kushteve politike të vendit, shtimin e standardeve spirituale dhe morale në atmosferën publike të shoqërisë dhe qëndresën përball arrogancës dhe politikës së dhunshme të shteteve arrogante të botës me në krye Amerikës; i cilësoi vetëm një pjesë të vogël të sukseseve të Revolucionit Islamik të Iranit.
Ajetullah Khamenei në këtë mesazh duke thënë se Irani në mënyrë të fuqishme ashtu si në fillim të Revolucionit, edhe sot po përballet me sfidat dhe pengesat e arrogancës botërore dhe shtoi: "Nëse në atë kohë sfida dhe përballja me Amerikën ishte heqja e hegjemonisë së huaj nga Irani apo mbyllja e ambasadës së regjimit sionist në Teheran apo zbulimi i strofullit të spiunazhit të Amerikës në Teheran, sot sfida dhe përballja me Amerikës është për praninë e Iranit të fuqishëm në kufijtë e regjimit sionist, heqjen e hegjemonisë dhe ndikimit të paligjshëm të Amerikës nga rajoni i Azisë Perëndimore dhe për mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj luftës së luftëtarëve palestinezë dhe mbrojtjen e flamurit të ngritur të Hezbullahut dhe Rezistencës në të gjithë rajonin".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë mesazh foli edhe për shkencën dhe hulumtimin, spiritualitetin dhe moralin, ekonominë, drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, pavarësinë dhe lirinë, dinjitetin dhe madhërinë kombëtare, marrëdhëniet e jashtme dhe kufizimi me armikun si dhe për stilin dhe mënyrën e jetës ku i dha këshilla dhe sugjerime të rëndësishme popullit iranian.