Ruhani: Komplotet e Amerikës nuk kanë ndikim në vullnetin e popullit iranian
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se komplotet e fuqive të mëdha dhe sidomos Amerikës nuk mund të ushtrojnë ndikim mbi vullnetin e popullit të Iranit.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, tha se populli i Iranit në marshin e 22 Bahmanit me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, ka treguar një pjesëmarrje dhe gatishmëri të lartë, ndërsa shtoi: "Populli i Irani në këtë marsh deklaroi për të gjithë botën se kurrë nuk dëshiron që sovranitetin e popullit mbi fatin e vet t'ua dorëzojë agresorëve të huaj".
Ruhani në vazhdim duke thënë se rruga të cilën e ka zgjedhur populli iranian 40 vite më parë, po vazhdon me të gjithë forcën, theksoi: "Armiqtë gjatë një viti të kaluar në mënyrë të vazhdueshme kanë bërë përpjekje që ta shqetësojnë, ta zhgënjejnë dhe ta trazojnë popullin e Iranit, mirëpo populli iranian edhe një herë i tregoi të gjithë botës se do të qëndrojë dhe rezistojë fuqishëm për ta mbrojtur dinjitetin, pavarësinë dhe sovranitetin e vet dhe nuk pranon në asnjë mënyrë që të dorëzohet para armiqve".
Presidenti iranian duke folur për takimin trepalësh mes Iranit, Turqisë dhe Rusisë që do të mbahet Suçi të Rusisë për zgjidhjen e çështjeve të rajonit dhe sidomos për krizën në Siri, deklaroi: "Prania e Iranit në këtë takim tregon se populli, qeveria dhe autoritetet shtetërore të Republikës Islamike të Iranit po bëjnë përpjekje për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit".