Presidenti i Republikës Islamike të Iranit niset për në Soçi të Rusisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, me ftesë zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin, është nisur për në Soçi të Rusisë ku do të marrë pjesë në takimin e krerëve të Rusisë, Turqisë dhe Iranit.
Takimi i krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë ka për qëllim analizimin e angazhimit të përbashkët në luftën kundër terrorizmit në rajon, rikthimin e refugjatëve, vendosjen e stabilitetit politik në Siri dhe vendosjen e rendit dhe qetësisë në rajon. Në takim gjithashtu do të analizohet rrjedha e bisedimeve të Astanasë, sovraniteti i Sirisë dhe bashkëpunimi në periudhën e rindërtimit të këtij vendi. Përveç pjesëmarrjes në takimin trepalësh, presidenti Hasan Ruhani do të ketë takime të ndara edhe me presidentin e Turqisë dhe atë të Rusisë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ai i Turqisë dhe i Rusisë për herë të parë kanë organizuar këtë takim në vitin 2017 në qytetin Soçi e ndjekur më pas nga takimet në Turqi dhe në Iran.