Irani dhe BE diskutojnë zhvillimet e fundit të marrëveshjes bërthamore
(last modified Fri, 15 Feb 2019 18:59:01 GMT )
Shkurt 15, 2019 19:59 Europe/Tirane
  • Irani dhe BE diskutojnë zhvillimet e fundit të marrëveshjes bërthamore

Ministri i jashtëm iranian Mohammad Xhevad Zarif dhe përfaqësuesja e lartë e BE për punë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini rishikuan zhvillimet e fundit të marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Gjatë takimit, i cili u mbajt në margjinat e Konferencës së Sigurisë të Mynihut, të dy palët shkëmbyen pikëpamje për çështjet rajonale. Konferenca e 55-të e Sigurisë së Mynihut, e ndjekur nga 600 vendimmarrës ndërkombëtarë në fusha të ndryshme, duke përfshirë politikën, tregtinë dhe shoqërinë civile, është duke u zhvilluar në Mynih, Gjermani, nga 15-17 shkurti, për t'u marrë me krizat aktuale dhe sfidat e ardhshme. Sot, konferenca u përqendrua kryesisht në "Mbrojtjen Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimin Tregtar". Zarif mbërriti në Gjermani të premten në mëngjes për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në 2019. Përveç dhënies së fjalës në konferencë, Zarif do të mbajë bisedime me figurat politike që ndjekin këtë konferencë. Konferenca e Sigurisë në Munih zhvillohet çdo vit në qytetin gjerman të Mynihut që nga viti 1963 me qëllim për të eksploruar mënyrat e ruajtjes së paqes dhe vendosjes së sigurisë.

 

Tags