Rezoluta 2231, temë e bisedimeve të funksionares së OKB me Zarif
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85765-rezoluta_2231_temë_e_bisedimeve_të_funksionares_së_okb_me_zarif
Zëvendësja për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB gjatë konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ka biseduar në një takim me ministrin e punëve të jashtme të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 16, 2019 12:53 Europe/Tirane
  • Rezoluta 2231, temë e bisedimeve të funksionares së OKB me Zarif

Zëvendësja për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB gjatë konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ka biseduar në një takim me ministrin e punëve të jashtme të Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit dhe Rosemary DiCarlo, zëvendësja për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB, të shtunën në këtë takim kanë biseduar në lidhje me bashkëpunimin bilateral, zbatimin e rezolutës 2231, marrëveshjes bërthamore, mekanizmit financiar mes Evropës dhe Iranit, si dhe në lidhje me çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare si Afganistani, Jemeni, Siria dhe Libani.

Sot gjithashtu Muhamed Xhavad Zarif është takuar edhe me Ilias Busa'b, ministrin e mbrojtjes së Libanit, me të cilin ka biseduar në lidhje me bashkëpunimet bilaterale sidomos në fushat ekonomike dhe çështjet rajonale.