Teherani: Deklaratat anti-iraniane të Mike Pence, propagandë boshe
Irani ka hedhur poshtë pretendimet e nënpresidentit amerikan Mike Pence për akuzimin e Republikës Islamike për antisemitizëm njësoj si nazistët, duke thënë se akuzat e tilla "absurde" që rrjedhim nga një hidhërim dhe zemërim nuk do të kenë ndonjë ndikim në opinionin e myslimanëve iranianë për hebrejtë brenda dhe jashtë Iranit.
"Ushtroni durim, studoni dhe mësoni se historia është e mbushur me fakte që asnjë fuqi nuk do të jetë ndonjëherë në gjendje t'i fshijë ose t'i ndryshojë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Kasemi për ISNA të shtunën në reagim ndaj akuzave të Mike Pence. Pasi vizitoi kampin e përqendrimit të Auschwitzit në Poloni të premten, zëvendëspresidenti i SHBA akuzoi Iranin për antisemitizmën nazist, duke përsëritur retorikën e tij të ashpër kundër Teheranit. Pence tha se kampi e kishte bërë më të vendosur të vepronte kundër Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se të dhënat historike dhe kulturore të Iranit për bashkëjetesën dhe respektin për fetë hyjnore, veçanërisht judaizmin, janë regjistruar në dokumente historike të besueshme të kombeve të ndryshme. Ai shtoi se historia dhe civilizimi i lashtë i Iranit dëshmojnë qartë respektin e popullit iranian për kulturat dhe ndjekësit e feve të ndryshme hyjnore. Kasemi theksoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Republikës Islamike bazohet në kundërshtimin e "natyrës agresive dhe okupuese të regjimit sionist dhe të paligjshëm" të Izraelit i cili është një "makinë vrasëse kundër popullit palestinez".