Irani paralajmëron Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe për masa hakmarrëse
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85776-irani_paralajmëron_arabinë_saudite_emiratet_e_bashkuara_arabe_për_masa_hakmarrëse
Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka paralajmëruar Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe se mund të përballen me masa hakmarrëse për mbështetjen e terroristëve në shërbim të SHBA dhe Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 16, 2019 15:52 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe për masa hakmarrëse

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka paralajmëruar Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe se mund të përballen me masa hakmarrëse për mbështetjen e terroristëve në shërbim të SHBA dhe Izraelit.

Gjeneral Muhamed Ali Xhafari të shtunën theksoi se Irani do të japë një përgjigje "vendimtare" ndaj sulmit terrorist të së mërkurës që vrau 27 roje kufitare iraniane në provincën juglindore Sistan dhe Baluçestan. "Durimi që kishim dikur përballë komploteve dhe regjimeve reaksionare në rajon, veçanërisht Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat i kryejnë këto akte me urdhër nga SHBA dhe regjimi sionist, ka marrë fund dhe ne patjetër do të marrim masa hakmarrëse" tha Shefi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Gjeneral Xhafari tha: "Armiqtë duhet të jenë të sigurt se shokët e këtyre dëshmorëve dhe të gjithë ata që kanë lidhur besën me popullin për të vendosur siguri, janë edhe më të vendosur për të mbrojtur vendin dhe për t'u dhënë një goditje akoma më të fortë armiqve". Ai denoncoi mbështetjen e Pakistanit për terroristët që kryejnë sulme terroriste në Iran, duke i bërë thirrje Islamabadit të ndryshojë politikën e tij ndaj grupit terrorist Xhejshul-Adl. "Nëse Pakistani nuk i dënon ata, ne në të ardhmen e afërt patjetër do të marrim masa kundër kësaj force anti-revolucionare dhe qeveria pakistaneze do të duhet të mbajë pasojat e mbështetjes së saj për këtë grup terrorist," shtoi gjeneral Muhamed Ali Xhafari.