Zarif kritikon planin INSTEX të evropianëve: Irani mbështet te populli i tij
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85793-zarif_kritikon_planin_instex_të_evropianëve_irani_mbështet_te_populli_i_tij
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se krijimi i mekanizmit INSTEX  është diçka shumë më pak se sa zotimet e shteteve evropiane për ta shpëtuar marrëveshjen bërthamore.  
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 17, 2019 11:25 Europe/Tirane
  • Zarif kritikon planin INSTEX të evropianëve: Irani mbështet te populli i tij

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se krijimi i mekanizmit INSTEX  është diçka shumë më pak se sa zotimet e shteteve evropiane për ta shpëtuar marrëveshjen bërthamore.  

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit të dielën në konferencën për siguri të Mynihut duke theksuar se Iranit ka treguar interesimin e vet për bashkëpunim, shtoi: "Irani për sigurinë, stabilitetin, zhvillimin dhe progresin e vet nuk është i varur nga të tjerët dhe mbështetet vetëm te populli i vet".

Zarif duke thënë se Irani në mënyrë të vetme nuk mund të paguaj çmimet e sukseseve botërore siç është marrëveshja bërthamore, theksoi: "Evropa duhet të paguaj shpenzimet e veta në këtë drejtim dhe të bëjë hapa në një rrugë tjetër".

Ministri i jashtëm iranian gjithashtu tha se marshi i 22 Bahmanit i popullit të Iranit në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik ka shkatërruar shtyllën e hegjemonisë së Amerikën në rajonin e Azisë Perëndimore dhe deklaroi: "Dyzet vjet presione më të mëdha të Amerikës ndaj Irani si lufta, sanksionet dhe veprimet terroriste, nuk arritën ta gjunjëzojnë popullin e Iranit".

"Amerika sot është shndërruar në rrezikun më të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe vetëm ajo përbën burimin më të madh të destabilizimit në rajonin e Azisë Perëndimore",- theksoi Zarif.

Duke folur për komplotet e Amerikës kundër popullit të Iranit dhe rajonit të Azisë Perëndimore, ministri i jashtëm iranian deklaroi: "Armatosja e ish-diktatorit irakian Sadam Husejn për ta sulmuar Iranin, mbështetja nda ekstremizmit, mbështetja ndaj krimeve të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës, shkatërrimi i Sirisë, bombardimi i popullit të Jemenit dhe shkelja e sovranitetit të Libanit dhe Sirisë; janë vetëm një pjesë e vogël e krimeve të Amerikës të cilat janë kryer me pretekstin e "kontrollit të Iranit"".  

"Akuzat e Amerikës kundër Iranit po bëhen në kohën kur qëndresa e Republikës Islamike të Iranit përkrah popullit të Irakut dhe Sirisë në luftën kundër terroristëve, është bërë shkak për shkatërrimin e grupit terrorist ISIS".