Salehi: Irani në 15 vende eksporton radiomedikamente
Shkurt 18, 2019 09:17 Europe/Tirane
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka njoftuar për eksportimin e radiomedikamenteve iraniane në 15 vende të botës.
Ali Akbar Salehi, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, ditën e hënë në një intervistë me agjencisë së lajmeve IRNA deklaroi: Republika Islamike e Iranit është një prej vendeve me zhvillim të lartë në prodhimin e radiomedikamenteve të reja dhe aktualisht radiomedikamentet e prodhuara në Iran eksportohen në 15 vende të ndryshme të botës".
Salehei shtoi: "Armiqtë me anë të sanksioneve po mundohen të ushtrojnë ndikim negativ mbi prodhimin e radiomedikamenteve, mirëpo përpjekjet e ekspertëve iranianë do t'i neutralizojnë komplotet e tyre".
Tags