"Politico": Zarif ka magjepsur publikun e tij në Munih
(last modified Mon, 18 Feb 2019 12:21:55 GMT )
Shkurt 18, 2019 13:21 Europe/Tirane

Faqja "Politico" në internet në një raport të saj ka analizuar praninë e Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, në konferencën për siguri të Mynihut dhe ka shkruar se ministri i jashtëm iranian ka magjepsur publikun e tij dhe ka tregon se Irani nuk është përkulur.

"Politico" në raportin e vet ka shkruar se Zarif në Mynih ka qenë në qendër të vëmendjen dhe ka shtuar: "Në kohën kur Donald Trump, presidenti i Amerikës, me pashpresë po bënë përpjekje për ta izoluar Iranin, Muhamed Xhavad Zarif ditën e diele në konferencën më të rëndësishëm të sigurisë në botë, e ka kthyer skenën në favor të tij. Ai në kohën kur e shtypte qeverinë e Trump dhe kërkonte nga Bashkimi Evropian më shumë veprime për ta mbrojtur marrëveshjen bërthamore duke paraqitur edhe një imazh të botës nga pikëpamja e Teheranit, përgjatë gati dyzetë minutave ka magjepsur publikun e vet në konferencën e Mynihut. Veprimi i tij ka qenë me ndikim të madh dhe fjalimi i tij është bërë në gjuhën angleze duke përdorur një gjuhë të thjeshtë, të qartë, të kuptueshme dhe saktësisht në kohën e duhur dhe me një guxim të pashembullt, prandaj ajo u shndërrua edhe në "deserin" e kësaj konference. Zarif në këtë konferencë ka kritikuar dhe analizuar edhe tensionet në marrëdhëniet mes të dy anëve të Oqeanit Atlantik dhe politikën e paparashikuar dhe vendimet e papritura të Donald Trump".

"Politico" në vazhdim shkroi: "Zarif në këtë konferencë ka thënë: "Evropa nëse dëshiron të notojë në drejtim të kundërt të lëvizjes së rrezikshme të njëanshmërisë së Amerikës, duhet të përgatitet që të laget". Zarif me këtë fjali jo vetëm që tregoi se flet shumë lehtë dhe thjeshtë gjuhën angleze, por ka treguar edhe aftësinë e tij për të përdorur me vend dhe në mënyrë të duhur edhe idiomat përkatëse".

"Politico" në vazhdim shkruan: "Deklaratat e Zarif në Mynih dhe përgjigjet e nxehta të tij në takimin pyetje dhe përgjigje, kanë treguar se shteti i Iranit absolutisht nuk është përkulur".

 

Tags