Ruhani: Irani vazhdon zhvillimin e vet pavarësisht të gjitha sanksioneve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se populli i Iranit ndodhet në rrugën e plotësimit të të gjitha nevojave të veta në bazë të potencialeve vendore, deklaroi se populli i Iranit po vazhdon rrugën e zhvillimit pavarësisht të gjitha sanksioneve.
Hasan Ruhani ditën e hënë në ceremoninë e përurimit të fazës së tretë të rafinerisë "Ylli i Gjirit Persik" në qytetin Badarabas në jug të Iranit, deklaroi: "Për armiqtë është e vështirë që në rrethanat kur sipas tyre kanë vendosur sanksionet më të ashpra kundër Republikës Islamike të Iranit, vetëm në 24 orët e kaluara dhe vetëm në një provincë, përkrah dhjetëra projekteve të ndryshme, janë përuruar edhe 3 projekte të mëdha dhe të rëndësishme kombëtare".
Ruhani theksoi: "Lëvizje e zhvillimit dinamik në Iran pavarësisht përpjekjeve të armiqve për ta penguar atë, dëshmon përpjekjen e një populli të madh dhe tregon dështimin e armiqve të tij".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha se ashtu sikur në periudhën e Mbrojtjes së Lavdishme, me bashkim dhe unitet do të ngadhënjejmë ndaj armiqve dhe do të dalim fitues në këtë luftë ekonomike.