Zarif: Regjimi sionist shkel dispozitat dhe të drejtat ndërkombëtare
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit veprimet e regjimit sionist në rajon i ka quajtur të rrezikshme dhe theksoi se ky regjim shkel dispozitat dhe të të drejtat ndërkombëtare.
Muhamed Xhavad Zarif, në një intervistë për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, përmendi shkeljen e hapësirës ajrore të Libanit nga ana e regjimit sionist dhe tha se veprimet e izraelit në rajon janë shkelje e normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe e rezolutave të OKB. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, sulmet e regjimit sionist në Siri i ka quajtur aventura dhe shtoi se regjimi sionist çdo aventurë e regjimit sionist gjithmonë është e rrezikshme. Zarif sa i përket pranisë së konsulentëve ushtarakë të Iranit në Siri tha: konsulentët iranianë në Siri ndodhen me kërkesë të qeverisë së Sirisë. Izraeli gjithmonë në mbështetje të terroristëve ka sulmuar pozicionet e ushtrisë dhe infrastrukturën e Sirisë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.