Gjeneral Salami: Irani nuk do t’i lë pa përgjigje sulmet terroriste
Zv/komandanti i Gardës Revolucione të Iranit në lidhje me reagimin e Iranit ndaj sulmit terrorist në provincën Sistan dhe Baluçistan në juglindje të Iranit, deklaroi se Irani asnjë sulm terrorist nuk do ta lë pa përgjigje.
Gjeneral Husejn Salami, zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, të premten në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, theksoi se përmasat e hakmarrjes së Iranit nuk janë vetëm luftimet me grupet terroriste, por do të vazhdojë edhe me përndjekjen e terroristëve.
Gjeneral Salami tha se veprimet e Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe janë armiqësore kundrejt popullit iranian, por Irani nuk dëshiron t’i konsiderojë armiq as këto regjime që sundojnë mbi umetin islamik.