Ruhani: Rruga për zhvillimin e Iranit është përballja me arrogancën botërore
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se përpjekjet e Iranit në rrugën e zhvillimit është një hap i veprimit në përballjen kundër arrogancës botërore dhe qëllimi i sanksioneve kundër Iranit është pengimi i zhvillimit teknologjik të Iranit.
Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, ditën e shtunë në takim me drejtuesit e kompanive me bazë shkencore dhe novatore iraniane në Teheran, deklaroi: "Kompanitë me bazë shkencore të Iranit duhet t'i shfrytëzojnë sanksionet si një rast për zhvillim teknologjik".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha: "Përballja me arrogancën botërore nuk vërtetohet me moto, por duhet të vërtetohet në veprim dhe nëse kompanitë me bazë shkencore të Iranit do t'i japinë fund nevojës së vendit nga jashtë dhe perëndimit dhe do ta zhvillojnë vendin deri në nivel të duhur për të plotësuar nevojat, atëherë kjo është përballja e vërtetë me fuqitë arrogante".
Ruhani theksoi: "Zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë është i pakufishëm dhe shtetet si Amerika që po ndërton mure për çdo gjë, nuk do të kenë sukses".