Testohen me sukses 3 raketa Kruz në manovrën ushtarake detare "Vilajeti 97"
Zëdhënësi i manovrës ushtarake "Vilajeti 97" të forcave detare të ushtrisë Iranit deklaroi se në ditën e dytë të fazës përfundimtare të manovrës ushtarake "Vilajeti 97" një destrojer dhe një anije luftarake raketa hedhëse kanë hedhur disa raketa të llojit "Kadir" dhe "Ghadir" duke shkatërruar objektivat detare përcaktuar më parë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hamze Ali Kavijani të shtunën deklaroi: "Sistemi raketor bregdet-det gjithashtu ka hedhur raketa të llojit "Kadir" duke goditur objektivat e caktuara.
Gjeneral Ali Kavijani shtoi: "Raketat "Kadir" me rreze veprimi 250 km dhe raketa "Ghadir" me rreze veprimi 300 km kanë kapacitetin e duhur për t'u hedhur nga lundrueset mbi nivel, nga sistemet bregdetare dhe nga helikopterët.