Jep dorëheqje ministri i jashtëm i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86039-jep_dorëheqje_ministri_i_jashtëm_i_iranit
Muhamed Xhavad Zarif ministër i Republikës Islamike të Iranit ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 26, 2019 05:54 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqje ministri i jashtëm i Iranit

Muhamed Xhavad Zarif ministër i Republikës Islamike të Iranit ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Muhamed Xhavad Zarif, në një njoftim të tij në Instagram ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të jashtëm. Në këtë mesazh shefi i diplomacisë iraniane shkruan: Duke uruar ditëlindjen e hazretit Fatime Zahra (sa), në ditën e nënës dhe të gruas, falënderoj popullin dhe funksionarët për 67 muajt e kaluar. Kërkon falje për të gjitha pamundësitë në zbatimin e shërbimeve dhe për të gjitha mangësitë gjatë mandatit tim si ministër i jashtëm. Sejed Abas Musavi zv/zëdhënës i ministrisë së jashtme të Iranit në një intervistë për agjencinë Irna të lajmeve ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit Zarif por pa dhënë më shumë shpjegime. Me gjithë konfirmimin e lajmit për dorëheqjen e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit nga burime të ministrisë së jashtme deri tani nuk ka ndonjë lajm për pranimin e kërkesës së tij për dorëheqje nga ana e presidentit të Republikës Islamike të Iranit. Muhamed Xhavad Zarif ka nisur punën si diplomat që në vigjilje të fitores së revolucionit duke shërbyer si këshilltar i konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në San Francisko. Ai në vitin 2013 është zgjedhur nga presidenti Hasan Ruhani në postin e ministrit të jashtëm të Iranit. Kulmi i punës së ministrit Zarif ishte në negociatat me grupin 5+1 për arritjen e marrëveshjes bërthamore.