Ruhani: Me vullnetin e popullit të Iranit, mund të tejkalohen sanksionet
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit ka forcën për të tejkaluar të gjitha problemet dhe me vullnetin e popullin iranian, mund të tejkalohen edhe sanksionet.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në mbledhjen vjetore të Bankës Qendrore të Iranit, tha se Amerika po përdor të gjithë kapacitetin e saj për të sanksionuar sistemin bankar, shitjen e naftës dhe sektorët e tjerë ekonomik të Iranit dhe shtoi: "Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Naftës dhe Banka Qendrore e Iranit ndodhen në vijën e parë të përballjes me këto presione ekonomike të Amerikës".
Ruhani duke thënë se zakonisht në kushte të sanksioneve niveli tregtar i vendit nuk pritet të jetë pozitiv, theksoi: "Niveli tregtar i Iranit gjatë 11 muajve të kaluar ka qenë pozitiv deri në atë masë që Republika Islamike e Iranit gjatë kësaj periudhe ka pasur 40 miliardë dollarë eksport jonaftor dhe 38.5 miliardë dollarë import".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Irani në rajon ka bërë punë të mëdha, shtoi: "Një pjesë këtyre veprimeve janë kryer nga Garda Revolucionare e Iranit, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga sektori ekonomik dhe kjo tregon unitetin mes sektorëve të ndryshëm të vendit".
Ruhani në vazhdim vuri në dukje edhe vizitën e Bashar Asad, presidentit të Sirisë, në Teheran dhe shtoi: "Presidenti i Sirisë ka ardhur në Teheran për të falënderuar popullin, qeverinë dhe liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit".