Zarif vazhdon punën në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86069-zarif_vazhdon_punën_në_krye_të_ministrisë_së_punëve_të_jashtme
Ministri i punëve të jashtme të Iranit pasi presidenti iranian z. Hasan Ruhani i refuzoi dorëheqjen e tij, ka deklaruar se do të vazhdojë punën e tij në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 27, 2019 08:55 Europe/Tirane
  • Zarif vazhdon punën në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme

Ministri i punëve të jashtme të Iranit pasi presidenti iranian z. Hasan Ruhani i refuzoi dorëheqjen e tij, ka deklaruar se do të vazhdojë punën e tij në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të mërkurën në faqen e tij në Instragam, ka shkruar: "Nuk kam brengë tjetër përveç ngritjes së politikës së jashtme dhe kredibilitetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme si përgjegjëse për të çuar përpara politikën e jashtme dhe vijën e parë të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të popullit iranian në arenën ndërkombëtare".

Zarif në vazhdim është shprehur optimist se: "Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit me bashkëpunim dhe solidaritet të përgjithshëm dhe me maturi dhe mbikëqyrje të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit do të mund të kryejë të gjitha përgjegjësitë e saj në kuadër të Kushtetutës, ligjeve të vendit dhe politikave të përgjithshme të shtetit".