Bisedë telefonike mes ministrit të jashtëm të Iranit dhe Sirisë
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Sirisë përkatësisht Muhamed Xhavad Zarif dhe Valid Mualem, në një bisedë telefonike diskutuan për çështje bilaterale.
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe homologu i tij sirian Valid Mualem diskutuan çështje të interesit të ndërsjellë në një bisedë telefonike të mërkurën. Zarif dhe Mualem diskutuan lidhjet e ndërsjella dhe zhvillimet rajonale. Pas bisedës telefonike midis Zarif dhe Mualem, ambasadori sirian në Teheran përcolli ftesën nga presidenti sirian Bashar Asad për Zarif. Ditën e hënë Bashar Asad, president i Sirisë zhvilloi një vizitë në Teheran ku u takua me liderin suprem të revoluciononit islamik dhe presidentin e Republikës Islamike të Iranit.