Ministri i jashtëm i Iranit: Sigurinë tonë e marrim nga brenda
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86102-ministri_i_jashtëm_i_iranit_sigurinë_tonë_e_marrim_nga_brenda
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se siguria e vendit buron nga brenda dhe tha se ne e marrim sigurinë tonë nga brenda dhe pa popullin, nuk jemi asgjë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 28, 2019 11:00 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit: Sigurinë tonë e marrim nga brenda

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se siguria e vendit buron nga brenda dhe tha se ne e marrim sigurinë tonë nga brenda dhe pa popullin, nuk jemi asgjë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në konferencën e katërt për shqyrtimin e rrugëve për të arritur deri te niveli burimor i shkencës dhe hulumtimit që u zhvillua sot në Universitetin e Shkencave të Mjekësisë në Teheran, tha: “Hulumtuesi dhe studiuesi ynë bazohet në potencialet e brendshme dhe me vetëbesim mund të prodhojë dhe konsumojë. Ai nuk është vetëm konsumator, por është prodhuese”.

Ministri i jashtëm i Iranit vuri në dukje shitjen e 100 miliardë dollarë të armatimeve për gjashtë vendet e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në rajon dhe theksoi: “E gjithë shuma e shpenzimeve ushtarake të Iranit duke llogaritur edhe rrogat e punonjësve dhe pensionistëve të forcave të armatosur arrin në 16 miliardë dollarë duke llogaritur dollarin me çmimin 3800 tuman. Ajo çfarë nga ka thënë forcë neve është kjo se ne sigurinë tonë e marrim nga brenda dhe kjo nuk është dhunti e vogël”.