Zarif: Paqja arrihet me solidarizim dhe jo me hegjemonizëm
(last modified Fri, 01 Mar 2019 07:58:31 GMT )
Mars 01, 2019 08:58 Europe/Tirane
  • Zarif: Paqja arrihet me solidarizim dhe jo me hegjemonizëm

Paqja mund të arrihet me solidarizim dhe jo me hegjemonizëm. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili theksoi përdorimin e  dialogut dhe jo të hegjemonizmit dhe armëve shkatërruese për realizimin e paqes në rajon.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se të menduarit e bazuar mbi hegjemonizëm dhe në përdorimin e armëve shkatërruese, duhet të shndërrohet në një të menduar të bazuar në dialog dhe solidaritet. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të enjten në konferencën ndërkombëtare për fillimin e festës botërore të Nevruzit që u zhvillua në Teheran, tha: “Ejani dhe t’i tregojmë të gjithë botës gjuhën e Iranit, gjuhën e rajonit të Nevruzit dhe kulturën e Nevruzit. Me hegjemonizëm nuk arrihet paqja dhe me sjelljen dhe mendimin tonë të Nevruzit, t’i tregojmë të gjithë botës se ka përfunduar periudha e hegjemonizmit”. Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: “Ata të cilët kanë shpenzuar 7 trilion dollarë dhe aktualisht janë në një situatë shumë më të keqe se në ditën e parë, duhet ta dinë se nëse shpenzojnë 70 ose 700 trilion dollarë, përsëri do ta kenë të njëjtën situatë. Deri në kohën kur ata nuk e pranojnë se njerëzimi ka një të ardhme dhe ka probleme të përbashkëta me rrugëzgjidhje të përbashkëta, nuk mund të shikojnë realizimin e paqes”.  Në Azinë Perëndimore dhe në rajonin e Gjirit Persik, Shtetet e Bashkuara po ndjekin synimet dhe interesat e tyre duke përhapur kërcënimet. Amerika përcakton sigurinë e regjimeve, siç është regjimi saudit, për blerjen e armëve nga Shtetet e Bashkuara. Kjo qasje ka çuar në një garë armësh në rajon dhe pavarësisht faktit se miliarda dollarë armë shiten për disa regjime rajonale, nuk është e mundur të imagjinohet një pikëpamje pozitive për paqen dhe sigurinë. Kjo qasje e dështuar është duke u ndjekur nga qeveria e Donald Trump. Përveç kësaj, përkundër mbështetjes gjithëpërfshirëse të Shteteve të Bashkuara ndaj grupeve të ndryshme terroriste në Siri për të çuar përpara sundimin e saj, tani nuk ka rrugëdalje tjetër veçse të largohet nga ky vend. Në këtë drejtim, komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Kodsit të Gardës Revolucionare Islamike, Kasem Sulejmani, tha se SHBA shpenzuan 7 trilionë dollarë në rajon, por presidentit amerikan i duhet të udhëtojë fshehurazi në Irak. Përvoja aktuale e rajonit të Azisë Perëndimore është një shenjë e fortë i faktit se paqja nuk arrihet me armë dhe hegjemoni. Duke pasur parasysh këtë fakt, Ministri i Jashtëm i Iranit në konferencën "Nevruzi Botëror" ka deklaruar se dialogu dhe bashkërendimi i vendeve është mënyra më e sigurt për arritjen e paqes. Bazuar në këtë qasje, angazhimi dhe vendosja e marrëdhënieve paqësore, miqësore dhe shumëpalëshe me botën pa asnjë dominim dhe imponim, është baza e politikës së jashtme dhe strategjisë së Republikës Islamike të Iranit për arritjen e paqes dhe sigurisë globale, e cila është e rrënjosur në kulturën dhe mendimin Nevruzit.

Tags