Irani reagon ndaj pretendimeve të pabaza të ministrit të jashtëm të EBA
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj pretendimeve të pabaza anti-iraniane të ministrit të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe deklaroi se disa vende për të mbuluar politika e dëmshme të tyre, e kanë bërë zakon të paraqesin pretendime të pabaza ndaj vendeve të tjera.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të shtunën duke shprehur keqardhje ndaj deklaratave të Abdullah bin Zajed, ministrit të jashtëm të EBA, në ceremoninë e hapjes së samitit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Abu Dhabi, deklaroi: "Pretendimet e paraqitur nga ky funksionar i EBA kundër Iranit, janë pretendime të pavërteta dhe gënjeshtra të përsëritshme".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: "Filozofia e krijimit dhe përkryerjes së Organizatës për Bashkëpunim Islamik është krijimi i unitetit dhe integrimit mes vendeve anëtar dhe keqshfrytëzimi i takimeve të kësaj organizate dhe paraqitja e çështjeve përçarëse dhe gënjeshtrave kundër anëtarëve të tjerë të OBI, është një veprim i gabuar dhe në kundërshtim me qëllimet dhe filozofinë e kësaj organizate dhe dëmton seriozisht bashkëpunimin dhe mirëbesimin e anëtarëve të OBI".
Kasemi theksoi: "E drejta e sovranitetit të Republikës Islamike të Iranit mbi ishujt në fjalë, është një çështje për të cilën nuk ekziston kurrfarë dyshimi dhe paraqitja e pretendimeve të tilla nuk bënë kurrfarë ndryshimi dhe kurrfarë ndikimi në statusin juridik të këtyre ishujve dhe ato i përkasin Republikës Islamike të Iranit".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se paraqitja e pretendimeve për ndërhyrjen e Republikës Islamike të Iranit në çështjet e brendshme të vendeve të tjera gjithashtu është prej atyre pretendimeve të pabaza dhe tërësisht gënjeshtra, prandaj i sugjeroi këtij funksionari të EBA duke i thënë: "Shikoni gjendjen e Jemenit dhe katastrofën njerëzore në këtë vend që është krijuar si pasojë e agresionit ushtarak të EBA dhe të disa shteteve të tjera dhe pastaj kuptojeni domethënien e ndërhyrjes së vendit tuaj në çështjet e vendeve të tjera islame dhe pasojat shumë të dëmshme njerëzore dhe materiale të agresionit ushtarak kundër Jemenit".