Dehkani: Mbështetja e sanksioneve anti-iraniane, shkelje e aleancës së botës islame
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86184-dehkani_mbështetja_e_sanksioneve_anti_iraniane_shkelje_e_aleancës_së_botës_islame
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se vendet të cilat mbështesin sanksionet e Amerikës kundër Iranit, shkelin shpirtin e aleancës mes myslimanëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2019 12:34 Europe/Tirane
  • Dehkani: Mbështetja e sanksioneve anti-iraniane, shkelje e aleancës së botës islame

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se vendet të cilat mbështesin sanksionet e Amerikës kundër Iranit, shkelin shpirtin e aleancës mes myslimanëve.

Gholamhusejn Dehkani, shefi i delegacionit të Iranit në samitin e 46-të të samitit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) që po zhvillohet në Abu Dhabi, duke shpreh keqardhje për ndryshimin e prioriteteve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, deklaroi: "Një numër shumë i vogël i vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik duke shpenzuar shuma të mëdha parash janë duke aneksuar këtë organizatë të pavarur dhe të rëndësishme ndërkombëtare në strukturat e aparatit të politikës së jashtme të tyre dhe ky veprim do të rezultojë me njollosjen sa më shumë të kredibilitetit të kësaj organizate".

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit duke theksuar nevojën e përkushtimit ndaj çështjes së Palestinës si prioriteti më i lartë në agjendën e punës së Organizatës për Bashkëpunim Islamik, tha: "Irani nuk lejon kurrfarë zhvillimi ose çështje e re në nivel të botës islame të devijojë dhe shtrembërojë vëmendjen nga çështja më e rëndësishme dhe më e vjetër me të cilën po përballemi, do të thotë Palestina".

Dekani në vazhdim vuri në dukje edhe transferimin e ambasadës së Amerikës në Kodsin e shenjtë dhe këtë veprim e cilësoi pjesë të komplotit të Amerikës të ashtuquajtur "Pazarllëku i Shekullit" dhe shtoi: "Disa vende anëtare të OBI duke qëndruar indiferentë ndaj të drejtave të popullit të Palestinës, po bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të shtrembëruar vëmendjen nga çështja dhe prioriteti kryesor i OBI drejt çështjeve jopërkatëse. Terrorizmi dhe ekstremizmi në pjesën më të madhe të rajoneve është thyer dhe ka pësuar disfatë dhe Irani krenohet me rolin që ka luajtur në luftën kundër këtij fenomeni".

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim theksoi rëndësinë dhe nevojën e reformimit të strukturës së Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe nevojën e pjesëmarrjes së lirë të të gjitha vendeve anëtare në procesin e vendimmarrjes dhe në aktivitetin e OBI.