Ruhani: Populli i Iranit do të vazhdojë rrugën e dinjitetit dhe krenarisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke numëruar disfatat e një pas njëshme të armiqve përball rezistencës së popullit të Iranit, theksoi se populli i Iranit do të vazhdojë rrugën e dinjitetit dhe krenarisë.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në një tubim me qytetarët e qytetit Lahixhan në veri të Iranit, tha se populli i Iranit gjatë sprovave të mëdha historike gjithnjë ka dalë ngadhënjimtar, prandaj edhe tani po vazhdon rezistencën përball sanksioneve të armiqve dhe u ka neutralizuar shumë komplote të tyre.
Ruhani duke theksuar se armiku kurrë nuk do të realizojë qëllimet e tij kundër Iranit, shtoi: "Armiku ka bërë përpjekje që duke vendosur sanksione kundër Iranit, ta bindë edhe botën që të ndjekë politikën e tij, mirëpo nuk ka qenë i suksesshëm në këtë drejtim".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje edhe organizimin e samitit të Varshavës nga ana e Amerikës dhe tha: "Armiku ka dështuar edhe në këtë samit, sepse aleatët e Amerikës kanë kundërshtuar komplotet e Uashingtonit kundër popullit të Iranit".
Ruhani duke shtuar se Irani aktualisht ndodhet në kushte të luftës ekonomike dhe psikologjike, theksoi: "Populli dhe qeveria e Iranit me rezistencën e vet, do të ngadhënjejë përball armiqve".