Irani dhe Iraku riafirmojnë vendosmërinë për të forcuar lidhjet fqinjësore
Kryeparlamentari irakian zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë iranianë mbi një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, për të çrrënjosur terrorizmin dhe për të forcuar paqen rajonale.
Të mërkurën mbrëma, presidenti iranian Hasan Ruhani priti në një vizitë kryetarin e parlamentit irakian Mohamed al-Halbusi. Të dy zyrtarët riafirmuan vendosmërinë e kombeve të tyre për të rritur më tej marrëdhëniet dypalëshe të forta si dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit. Presidenti iranian Hasan Ruhani theksoi rëndësinë e stabilitetit në Irakun fqinj, duke thënë se paqja dhe siguria në të dy vendet janë të ndërsjella. Ai përgëzoi kombin e Irakut për mposhtjen e terroristëve të ISIS dhe më pas mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme, duke theksuar se Republika Islamike "është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh në fushat e ekonomisë dhe infrastrukturës". Kryetari i parlamentit të Irakut, nga ana e tij, theksoi nevojën për lidhje më të forta me fqinjin lindor, duke kritikuar fushatën e Shteteve të Bashkuara të presionit ekonomik dhe sanksionet kundër Iranit. Halbusi gjithashtu falënderoi Iranin për qëndrimin e tij përkrah popullit irakian në luftën kundër terrorizmit. Me mbështetjen këshilluese ushtarake të Iranit, forcat e armatosura të Irakut arritën të çlirojnë vendin e tyre nga ISIS në fund të vitit 2017. Ai tha se Iraku beson se bashkëpunimi më i ngushtë me Iranin forcon stabilitetin rajonal. Më parë gjatë ditës, Halbusi zhvilloi bisedime me ministrin e jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif në Teheran për çështjet me rëndësi dypalëshe, mes tyre vizitën zyrtare në të ardhmen të presidentit iranian në Irak. Kryetari i parlamentit irakian u takua gjithashtu me zyrtarin më të lartë të sigurisë së Iranit, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes. Gjatë këtij takimi, Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, paralajmëroi se prania ushtarake amerikane paraqet kërcënime të sigurisë për rajonin e trazuar. Duke iu referuar kotësisë së ndërhyrjes ushtarake të Uashingtonit në Irak nën flamurin e luftës kundër ISIS, Shamkhani tha se "përvoja tregoi se SHBA nuk është jo vetëm e gatshme të mbrojë kombet dhe qeveritë kundër terroristëve në kohë krizash, por edhe angazhon të gjitha burimet e saj logjistike dhe të inteligjencës për të menaxhuar terrorizmin dhe për ta përdorur atë si një mjet "në shërbim të qëllimeve të veta. Halbusi, nga ana e tij, theksoi rolin e rëndësishëm të Iranit në vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon, duke thënë se vendi i tij nuk mund të kishte mundur terroristët pa ndihmën e Iranit.