Ruhani: Teherani i gatshëm për bashkëpunim me Bagdadin në të gjitha fushat
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86288-ruhani_teherani_i_gatshëm_për_bashkëpunim_me_bagdadin_në_të_gjitha_fushat
Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të mërkurën se Lideri suprem, qeveria dhe parlamenti iranian janë të vendosur të nxisin lidhjet vëllazërore me Irakun në të gjitha fushat.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2019 04:29 Europe/Tirane
  • Ruhani: Teherani i gatshëm për bashkëpunim me Bagdadin në të gjitha fushat

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të mërkurën se Lideri suprem, qeveria dhe parlamenti iranian janë të vendosur të nxisin lidhjet vëllazërore me Irakun në të gjitha fushat.

Në një takim me kryetarin e parlamentit të Irakut Mohamed Al Halbusi, presidenti iranian z. Hasan Ruhani theksoi bashkëpunimin e ndërsjellë midis dy vendeve për stabilitetin rajonal, luftën kundër terrorizmit dhe rritjen e marrëdhënieve dypalëshe. "Vizitat e zyrtarëve irakianë në Iran janë të dobishme për marrëdhëniet dypalëshe të të dy vendeve," tha ai, duke vënë në dukje se stabiliteti i Irakut dhe Iranit ndikojnë reciprokisht mbi njëri-tjetrin. Marrëdhëniet historike midis dy vendeve dhe vizitat e shumta nga turistët dhe pelegrinët tregojnë kohezionin kulturor të dy kombeve dhe interesat e tyre me njëri-tjetrin. Halbusi, nga ana e tij, theksoi nevojën për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe, duke thënë, "Ne jemi kundër çdo sanksionimi kundër kombit iranian". Duke vlerësuar Iranin për mbështetjen e tij ndaj Irakut në luftën kundër grupeve terroriste, ai tha se Iraku beson se lidhjet Iran-Irak do të kontribuojnë në stabilitetin rajonal.