Ruhani: Sjellja e Amerikës me popullin e Iranit është krim kundër njerëzimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86292-ruhani_sjellja_e_amerikës_me_popullin_e_iranit_është_krim_kundër_njerëzimit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sjellja e Amerikës në sanksionet e medikamenteve është shembull i krimit kundër njerëzimit.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2019 09:01 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sjellja e Amerikës me popullin e Iranit është krim kundër njerëzimit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sjellja e Amerikës në sanksionet e medikamenteve është shembull i krimit kundër njerëzimit.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbrëmje në mbledhjen për procesin e zhvillimit të provincës Gilan, deklaroi: “Qeveria e Amerikës duke gënjyer, pretendon se ka problem vetëm me sistemin dhe qeverinë e Iranit dhe ky pretendim është një gënjeshtër e turpshme, sepse amerikanët po zbatojnë sanksione edhe ndaj ndërtimit të një qendre të medikamenteve për popullin e Iranit”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha se veprimet e qeverisë së Amerikës ndaj popullit të Iranit janë më shumë se sanksione dhe konsiderohen krim kundër njerëzimit ndërsa shtoi: “Problemi i atyre nuk është marrëveshja bërthamore dhe as negociatat bërthamore. Sot amerikanët kanë probleme me të gjithë popujt dhe po ushtrojnë presion e po vendosin sanksione ndaj shumë vendeve të botës”.

Ruhani shtoi: “Qeveria e Amerikës siç duket po përjeton kënaqësi duke munduar e torturuar të tjerët dhe krenohet me këtë se shumë lehtë largohet nga zotimet dhe angazhimet ndërkombëtare. Kjo nuk është një logjikë e arsye e një politike konstruktive”.