Zarif: Bashkësia Ndërkombëtare të dënojë sanksionet mjekësore të Amerikës kundër Iranit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të dënojë sanksionet e Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit në fushën mjekësore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të enjten në faqen e tij në Twitter i ka bërë jehonë letrës së 66 shkencëtarëve të shkencave mjekësore të Iranit dërguar për Antonio Gutterres, sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të dënojë sanksionet e Amerikës kundër Iranit sidomos ato që kanë për objektivë nevojat mjekësore të popullit dhe hulumtimin dhe zhvillimin shkencor.
Donald Trump, presidenti i Amerikës, më 8 maj 2018 në mënyrë të njëanshme ka larguar Amerikën nga marrëveshja bërthamore ka deklaruar se gjatë dy fazave do t’i kthejë sanksionet bërthamore kundër Iranit.