Bisedë telefonike e Zarif me homologun e tij irakian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86315-bisedë_telefonike_e_zarif_me_homologun_e_tij_irakian
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dje në darkë zhvilloi një bisedë telefonike me Muhamed Ali Hakim ministër i jashtëm i Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2019 05:27 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e Zarif me homologun e tij irakian

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dje në darkë zhvilloi një bisedë telefonike me Muhamed Ali Hakim ministër i jashtëm i Irakut.

Ahmed Sahaf zëdhënës i ministrisë së jashtme të Irakut ka deklaruar se Muhamed Ali Hakim dhe Muhamed Xhavad Zarif në këtë bisedë telefonike diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Irakut ndër të tjera shtoi se palët diskutuan edhe për përgatitjet për vizitën e ardhshme të presidentit të Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani në Irak, që ka për qëllim zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit më 11 mars pritet të vizitojë Irakun. Berham Saleh presidenti i Irakut e ka cilësuar të rëndësishme vizitën e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Irak. Iraku dhe Irani kanë marrëdhënie të mira me njëri tjetrin.