Eragçi takohet me kreun e parlamentit të Afrikës së jugut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86317-eragçi_takohet_me_kreun_e_parlamentit_të_afrikës_së_jugut
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit  për çështjet politike në kuadër të takimit të 9-të të komitit politik të Iranit dhe Afrikës së jugut u takua me Baleka Mbete kryetar i parlamentit të Afrikës së jugut
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2019 05:27 Europe/Tirane
  • Eragçi takohet me kreun e parlamentit të Afrikës së jugut

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit  për çështjet politike në kuadër të takimit të 9-të të komitit politik të Iranit dhe Afrikës së jugut u takua me Baleka Mbete kryetar i parlamentit të Afrikës së jugut

Sejed Abas Eragçi në këtë takim diskutoi mbi situatën e marrëveshjes bërthamore dhe për kanalin e shkëmbimeve tregtare të Iranit dhe BE të njohur me emrin INSTEX. Bashkëpunimi dypalësh mes Iranit dhe Afrikës së jugut në fushën politike dhe ekonomike, ishin tema të tjera diskutimit mes zv/ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe kryetarit të parlamentit të Afrikës së jugut. Nga ana e tij Baleka Mbete kryetar i parlamentit të Afrikës së jugut pasi e cilësoi të rëndësishme bashkëpunimin dypalësh tha se Afrika e jugut kërkon zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike me Iranin. Kryetari i parlamentit të Afrikës së jugut gjithashtu theksoi mbështetjen e vendit të tij për marrëveshjen bërthamore. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.