Zarif: Irani dhe Iraku dy shtylla të sigurisë së rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86359-zarif_irani_dhe_iraku_dy_shtylla_të_sigurisë_së_rajonit
Irani dhe Iraku janë dy shtylla të sigurisë së rajonit të Gjirit Persik dhe Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2019 16:41 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani dhe Iraku dy shtylla të sigurisë së rajonit

Irani dhe Iraku janë dy shtylla të sigurisë së rajonit të Gjirit Persik dhe Lindjes së Mesme.

Kështu është shprehur Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë një fjalimit të mbajtur në simpoziumin me temë “ Hakimi, bosht i unitetit”. Në kuadër të këtij simpoziumi ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me përfaqësues të partisë Hekmat në Irak ku tha: Pa Iranin dhe Irakun me padyshim rajoni nuk do të shohë siguri dhe stabilitet. Shpresojmë se me lëvizjen e re të krijuar në mesin e autoriteteve irakiane, të hidhen hapa përpara, lëvizje që ka nisur vitet e fundit nga irakianët të cilët thonë se ne kemi grupe dhe aleanca që përfshijnë të gjitha etninë dhe grupet. Zarif në vazhdim përmendi personalitetin e lartë të martir Ajetollah Hakim dhe tha: Nëse nuk do të ishte pjesëmarrja aktive dhe unifikuese e martir Hakimit, sot Iraku do të kishte një pamje tjetër. Unë ndjej se ajo çka ai ka themelor përputhet me aspiratat e imam Khomeinit dhe ka krijuar lidhje mes kombit iranian dhe atij irakian. Kjo lidhje është aq e fortë saqë asnjë fuqi nuk mund ta ndajë popullin iranian nga ai irakian, tha në fjalën e tij ministri Zarif.