Ngushëllimet për martirizimin e imam Ali Naghi (as)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86360-ngushëllimet_për_martirizimin_e_imam_ali_naghi_(as)
Nesër më 3 Rexhep të vitit 1440 sipas kalendarit hënor që përkon me 10 marsin e vitit 2019, është përvjetori i martirizimit të imam Ali Naghi(as) imamit të dhjetë të myslimanëve shiitë të botës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 09, 2019 20:11 Europe/Tirane
  • Ngushëllimet për martirizimin e imam Ali Naghi (as)

Nesër më 3 Rexhep të vitit 1440 sipas kalendarit hënor që përkon me 10 marsin e vitit 2019, është përvjetori i martirizimit të imam Ali Naghi(as) imamit të dhjetë të myslimanëve shiitë të botës.

Imam Ali Naghi (as) ka lindur në vitin 212 në qytetin e Medinës dhe është edukuar nga babai i tij imam Xhevadi(as). Ai pas martirizimit të babait të vet, mori përsipër përgjegjësinë e imametit dhe drejtimit të shoqërisë islame. Imam Ali Naghi(as) është i njohur edhe me emrin Hadi që do të thotë drejtues apo udhëzues. Imam Hadi (as) është përpjekur për të prezantuar imazhin e ndritur të islamit të vërtetë. Ai ka organizuar takime të shumta për të trajtuar dhe analizuar çështje të ndryshme mendore, fetare dhe sociale dhe në këto takime u është përgjigjur pyetjeve të shumta. Me këtë rast RTV i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) shpreh ngushëllimet të gjithë myslimanëve dhe liridashësve të botës për martirizimin e imam Ali Naghi(as).