Vizita e presidentit iranian në Irak, takime me qëllime strategjike
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të homologut të tij irakian, sot është nisur për një vizitë zyrtare treditore në Irak.
Kjo vizitë e presidentit iranian nga qarqet politikë është cilësuar vizitë strategjike dhe një mundësi për nënshkrimin e akordeve dhe marrëveshjeve të reja mes Teheranit dhe Bagdadit. Përpara nisjes së tij për në Irak, presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi përmendi vizitën e fshehtë të presidentit amerikan në Irak tha se marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut nuk mund të krahasohen me një vend pushtues si Amerika. Hasan Ruhani, përpara nisjes për në Irak, në një prononcim për shtyp vuri në dukje se Amerika në rajon është e urryer dhe shtoi: Bombat e lëshuara nga Amerika mbi kokat e popujve të Irakut, Sirisë dhe vendeve të tjera të rajonit nuk do të harrohen kurrë. Presidenti Ruhani tha se vëllazëria e treguar nga Irani ndaj vendeve të tjera të rajonit mes tyre Iraku do të mbetet në kujtesë dhe shpresoi se vizita e tij në Irak do të jetë në interes të kombit dhe zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Takimet me presidentin dhe deputetë të parlamentit të Irakut, fjalimi në simpoziumin tregtar të biznesit shtetëror dhe privat të Iranit dhe Irakut dhe takimi me funksionarët e tjerë të lartë të Irakut si dhe me elitën shkencore, grupet politike dhe sociale në Irak janë pjesë e programit të vizitës treditore të presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Irak. Gjatë qëndrimit në Irak presidenti Hasan Ruhani pritet të takohet edhe me Ajetollah El Ozma Sistani një prej klerikëve të shquar shiit të Irakut. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të ftesës së presidentit të Irakut sot në krye të një delegacioni të lartë politiko-ekonomik është nisur për në Irak. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se vizita e ardhshme e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, në Irak është një mundësi për arritjen akordeve dhe marrëveshjeve serioze mes Teheranit dhe Bagdadit. Me të arritur në Bagdad, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, tha se qëllimi i vizitës së tij në Irak është organizimi i kushteve për vizitën e sotme të presidentit Ruhani në Bagdad dhe shtoi se Irani ka bashkëpunim të mirë me Irakun nga fusha e shëndetësisë e deri tek siguria. Ai në përgjigje të pyetjes mbi përpjekjet e disa vendeve për të shkatërruar marrëdhëniet Iran-Irak tha: Irani dhe Iraku janë dy vende fqinje me shumë pika të përbashkëta, kufij dhe kulturë të përbashkët dhe askush nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet e mira mes Iranit dhe Irakut. Të hënën presidenti irakian pritet të zhvillojë një vizitë në Irak. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se marrëdhëniet Teheran-Bagdad janë shumë të mira dhe mund të merren si shembull në të gjithë rajonin. Muhamed Xhavad Zarif duke thënë se ekziston një potencial i gjerë për thellimin akoma më shumë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, deklaroi: "Lidhja e popullit të Iranit dhe Irakut është e pashembullt dhe konsiderohet një kapital i çmuar në rrugën e zgjerimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve të përbashkëta mes të dy vendeve". Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera lidhur me vizitën e presidentit Hasan Ruhani tha: "Gjatë vizitës në Irak do të arrihen marrëveshje shumë të vlefshme dhe të rëndësishme në rrugën e thellimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.