Presidenti irakian pret zyrtarisht presidentin iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86398-presidenti_irakian_pret_zyrtarisht_presidentin_iranian
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë gjatë një ceremonie solemne është pritur zyrtarisht nga presidenti i Irakut në pallatin "Al-Selam" të Bagdadit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2019 11:41 Europe/Tirane
  • Presidenti irakian pret zyrtarisht presidentin iranian

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë gjatë një ceremonie solemne është pritur zyrtarisht nga presidenti i Irakut në pallatin "Al-Selam" të Bagdadit.

Në këtë ceremoni pas këndimit të himneve kombëtare të Iranit dhe Irakut, z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe Barham Salih, presidenti i Irakut, kanë prezantuar anëtarët e delegacioneve të lartë të të dy vendeve me njëri-tjetrin.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Irakut pas kësaj ceremonie, do të zhvillojnë një takim me pjesëmarrjen e delegacioneve të larta shtetërore të të dy vendeve dhe do të bisedojnë në lidhje me zgjerimin, thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të gjithanshme mes Teheranit dhe Bagdadit.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot (të hënën) në krye të një delegacioni të lartë politike dhe ekonomik ka arritur në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, për një vizitë treditore.