Ruhani: Siguria dhe stabiliteti i Irakut në dobi të të gjithë rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86399-ruhani_siguria_dhe_stabiliteti_i_irakut_në_dobi_të_të_gjithë_rajonit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sigurinë dhe stabilitetin e Irakut e cilësoi në dobi të të gjithë rajonit të Lindjes së Mesme dhe theksoi se Irani dhe Iraku për shkak të terrorizmit janë përballur me shumë vështirësi të mëdha.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2019 11:54 Europe/Tirane
  • Ruhani: Siguria dhe stabiliteti i Irakut në dobi të të gjithë rajonit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sigurinë dhe stabilitetin e Irakut e cilësoi në dobi të të gjithë rajonit të Lindjes së Mesme dhe theksoi se Irani dhe Iraku për shkak të terrorizmit janë përballur me shumë vështirësi të mëdha.  

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë në konferencën për shtyp të përbashkët me Barham Saleh, presidentin e Irakut të zhvilluar në Bagdad, deklaroi: "Siguria dhe stabiliteti i Irakut për Iranin ka rëndësi të madhe, sepse Iraku me stabilitet mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Mesme".

Hasan Ruhani duke thënë se "ne në Irak ndjehemi si në vendin tonë", shtoi: "Marrëdhëniet e të dy popujve të Iranit dhe Irakut kanë një histori mijëra vjeçare dhe Teherani është i interesuar që këto marrëdhënie fetare, kulturore, historike dhe rajonale t'i forcojë sa më shumë që është e mundur".

Nga ana e tij z. Barham Salih, presidenti i Irakut, në këtë konferencë të përbashkët për shtyp, vlerësoi lartë mbështetjet e Iranit ndaj Irakut në luftën kundër grupit terrorist ISIS dhe deklaroi: "Marrëdhëniet e Irakut dhe Iranit janë në dobi të të gjithë rajonit të Lindjes së Mesme".

Z. Barham Salih në vazhdim vizitën e presidentit të Republikës Islamike në Irak e cilësoi si theksim për thellimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe theksoi mënjanimin e të gjitha pengesave në rrugën para bashkëpunimit mes Bagdadit dhe Teheranit.