Irani dhe Iraku synojnë shkëmbime tregtare prej 20 miliardë dollarë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86411-irani_dhe_iraku_synojnë_shkëmbime_tregtare_prej_20_miliardë_dollarë
Kryeministri irakian Adil Abdul-Mahdi kërkoi të hënën zgjerimin e bashkëpunimit me Republikën Islamike të Iranit në fusha të ndryshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2019 16:50 Europe/Tirane
  • Irani dhe Iraku synojnë shkëmbime tregtare prej 20 miliardë dollarë

Kryeministri irakian Adil Abdul-Mahdi kërkoi të hënën zgjerimin e bashkëpunimit me Republikën Islamike të Iranit në fusha të ndryshme.

Ai i bëri komentet gjatë një takimi me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, i cili ndodhet në Irak në krye të një delegacioni ekonomik-politik të profilit të lartë. Abdul-Mahdi shprehu shpresën se vizita e zotit Ruhani do të ndihmonte thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve fqinjë në të gjitha fushat në përputhje me sigurinë dhe stabilitetin e të dy palëve. Irani dhe Iraku nënshkruan pesë marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë një dokument mbi ndërtimin e një hekurudhe ndërkufitare, në ditën e parë të vizitës historike të Presidentit iranian në Irak. Marrëveshjet u nënshkruan të hënën në mbrëmje gjatë një takimi midis Presidentit iranian Hasan Ruhani dhe Kryeministrit të Irakut Adil Abdul-Mahdi në pallatin presidencial të Irakut. Një nga dokumentet parashtron bazat për ndërtimin e një hekurudhe ndërkufitare prej 35 kilometrash që lidh qytetin iranian Shalamçe me qytetin irakian të Basrës. Hekurudha ka për qëllim të përshpejtojë tregtinë dypalëshe, një objektiv që të dy qeveritë po kërkojnë të arrijnë. Irani dhe Iraku janë duke synuar një rekord të shkëmbimeve tregtare prej 20 miliardë dollarësh. Të dy palët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin në fushën e naftës, bujqësisë, rindërtimit, investimeve, shëndetësisë, transportit, krijimit të zonave të përbashkëta industriale dhe kalimeve kufitare.