Nënshkruhen pesë marrëveshje të përbashkëta mes Iranit dhe Irakut
Në prani të presidentit të Republikës Islamike dhe të kryeministrit të Irakut, janë nënshkruar pesë marrëveshje bashkëpunimi mes autoriteteve të Iranit dhe Irakut.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se marrëveshja për bashkëpunim mes Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Tregtisë së Iranit dhe Ministrisë së Tregtisë së Irakut, marrëveshja për ndërtimin e projektit të hekurudhës Basra-Shalamçe, marrëveshja për lehtësimin e vizave për investitorët, tregtarët dhe biznesmenët, marrëveshja për bashkëpunim të përbashkët në fushat përkatëse të shëndetësisë dhe marrëveshja për bashkëpunime të përbashkët mes Ministrisë së Naftës së Iranit dhe Ministrisë së Naftës së Irakut; janë pesë dokumente të rëndësishme bashkëpunimi që janë janë nënshkruar mes autoriteteve të dy vendeve në prani të z. Hasan Ruhani, presidentit të Iranit dhe Adel Abdulmahdi, kryeministrit të Irakut.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit të hënën në krye të një delegacioni të lartë politikë dhe ekonomik ka arritur në Bagdad, kryeqytetin e Irakut për një vizitë treditore në Irak gjatë të cilët zhvillon takime me autoritete më të larta irakiane.